A u përplasen Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj në New York?! Kjo është e “vërteta”

Aktuale

A u përplasen Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj në New York?! Kjo është e “vërteta”

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 00:34
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur për raportin e tij me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Presidenti Hashim Thaçi thotë se nuk ka mosmarrëveshje me të parin e qeverisë.

“Debati politik nuk me prish me askënd’, tha Thaçi.

“Krejt minore janë të tjerat në raport me prioritetet shtetërore”, thotë Thaçi.

Sipas tij prishje raporti me shefin e ekzekutivit nuk kishte as gjatë qëndrimit të dyshes në Nju Jork në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Është vetëm një lajm i rrejshëm’, shtoi ai.

Ditë më parë përballë e nga distanca Presidenti e Kryeministri sulmuan njëri-tjetrin .

I pari ia nisi Kryeministri në Marinë.

E Presidenti po ashtu ishte i ashpër , madje i përmendi edhe shkarkimin Haradinajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat