Deputetja e AAK-së “thumbon” Armend Zemajn: Po të mos ishte UÇK-ja ti çoban në Strellc kishe mbet

Aktuale

Deputetja e AAK-së “thumbon” Armend Zemajn: Po të mos ishte UÇK-ja ti çoban në Strellc kishe mbet

Nga: N.A Më: 16 tetor 2018 Në ora: 12:46
Time Kadrijaj dhe Armend Zemaj

Depuetja e AAK-së, Time Kadrijaj përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj deputetit të LDK-së, Armend Zemaj ku ky i fundit kishte akuzuar AAK-në për sulme ndaj vëllaut të saj.

“Po doktoresha Time, është e vërtetë që ju nuk bëni “lojna”, sepse nuk ke bërë “lojna” as kur je inkuadrue në AAK ( po sulmet kundër vellaut tuaj dhe familjes që ishin veprimtar të LDK-së, nuk ishin lojna)…” kishte thënëe ai.

Mirëpo sot deputetja e AAK-së ju përgjigjë deputetit Zemaj ku tha se vëllau i saj ka qenë pjestarë në UÇK-ë, dhe nuk është kundërshtuar e as rrahur apo maltretuar nga askush. 

Tujte ,Kadrijaj i’u drejtua Zemaj se po të mos ishte ajo e disa të tjerë ti çoban në Strellc kishe mbet.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

E para Armend Zemaj, mos rrej e aq ma pak mos rrej publikisht. 
E dyta, Vëllau im, ka qenë pjestarë i UÇK-së, dhe nuk është kundërshtuar e as rrahur apo maltretuar nga askush. 
E treta, luftën politike mos e bëj flliqt sepse une dhe familja ime nuk kemi mbetur të na tregosh ti se cilat janë vlerat që i kemi. 
Ti rri aty ku e ke vendin, sepse mos të ishin disa tjerë, ti çoban në Strellc kishe mbet.

Kaq për ty!

TK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat