Haziri: LDK nuk do të bëjë kurrë koalicion me PDK-në

Aktuale

Haziri: LDK nuk do të bëjë kurrë koalicion me PDK-në

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 22:01
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur rreth mundësisë së hyrjes në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Haziri ka thënë është e paimagjinueshme hyrja në koalicion me PDK-në e Kadri Veselit.

Ai është shprehur i bindur që partia e tij asnjëherë më nuk do të hyjë në koalicion me këtë parti.

“Një koalicion me PDK-në është i paimagjinueshëm. E them me plot bindje se nuk do të qeverisimim kurrë më me PDK-në. Lidershipi i PDK-së, ka rrënuar urat e bashkëpunimit me neve, ata kanë zgjedhur një bashkëpunim me dikën tjetër dhe është e drejtë e tyre”, ka thënë Haziri në emisionin “Politikë”.

Nënkryetari  i LDK-së, Lutfi Haziri ka pohuar se si Lidhje Demokratike janë duke përpiluar dokumentin për dialogun Kosovë- Serbi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat