Pacolli: Daçiq e Vuçiq po kënaqen me ‘fake news’ që po i shkruajnë vet - Bota Sot
Pacolli: Daçiq e Vuçiq po kënaqen me ‘fake news’ që po i shkruajnë vet

Aktuale

Pacolli: Daçiq e Vuçiq po kënaqen me ‘fake news’ që po i shkruajnë vet

Nga: N.H Më: 16 tetor 2018 Në ora: 22:38
Behgjet Pacolli

Gjatë ditës u raportua nga mediat serbe, kinse Guinea Bissau ka tërhequr njohjen e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

E, lidhur me këto raportime ka reaguar fuqishëm ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollli, duke thënë se derisa Serbia prodhon lajme të rreme,  Kosova ka akredituar ambasadorin e vet në këtë shtet.

Me tej ai thotë se, "Daçiq dhe Vuçiq kënaqen me ”fake news” që i shkruajnë vet dhe pastaj i lexojnë ato".

Ja postimi i plotë i Pacollit:

Serbia prodhon lajme të rreme, ”fake news”, për tërheqjen e njohjes nga Guinea Bissau, ndërkohë që Republika e Kosovës ka të akredituar ambasadorin e vet fuqiplotë në këtë shtet. 

Kjo është ajo që po e përsëris në vazhdimësi. Kosova po vazhdon të korrë suksese mbi bazën e fillimit dhe kultivimit të marrëdhënieve bilaterale me të gjitha shtetet anekënd botës, ndërkohë që Serbia, respektivisht Dacic dhe Vucic kënaqen me ”fake news” që i shkruajnë vet dhe pastaj i lexojnë ato, nëpër mediat që në mënyrë diktatoriale i kontrollojnë vet. 

Të dëshpëruarit janë edhe qesharakë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...