Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur rreth përpjekjes së opozitës së vendit për rrëzimin e Qeverisë, e cila udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.
Gashi është pyetur nëse javën e ardhshme do të mund të paraqitet një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj.
“Teorikisht mund të ketë (mocion, v.j.)”, është përgjigjur Gashi.
Deputeti i LDK’së ka thënë se partia e tij dhe partitë e tjera në opozitë po punojnë për t’i siguruar votat e mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë.