Ymeri flet për rrëfimin e Vasfije Krasniqit: Dhuna seksuale e organizuar nga shteti serb nën regjimin e Milosheviqit - Bota Sot
Ymeri flet për rrëfimin e Vasfije Krasniqit: Dhuna seksuale e organizuar nga shteti serb nën regjimin e Milosheviqit

Aktuale

Ymeri flet për rrëfimin e Vasfije Krasniqit: Dhuna seksuale e organizuar nga shteti serb nën regjimin e Milosheviqit

Nga: N. Sh Më: 17 tetor 2018 Në ora: 12:25
Vasfije Krasniqi-Googman

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate Visar Ymeri e ka quajtur tronditës rrëfimin e viktimës së dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman.

Deputeti i PSD-së ka thënë se Serbia duhet të jep përgjegjësi për këtë krim që ka shkaktuar në Kosovë.

“Rrëfimi i Vasfije Krasniqi Goodman ishte tronditës. Aq më tepër për shkak se Vasfija na tregoi atë që e dinim, e që nuk e kishim guximin ta flisnim si shoqëri. Dhuna sistematike seksuale e ushtruar ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës ka qenë e orkestruar dhe e organizuar nga shteti serb nën regjimin e Milosheviqit (ai të cilin Vuçiqi e quajti Lider me ide të mira). Kjo ka pasur për qëllim ta godas drejtpërdrejt stofin shoqëror në Kosovë”, ka thënë Ymeri përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Sipas Ymerit refuzimi i diskutimit për këtë dhunë nuk bën asgjë përveç se e përmbush një pjesë të atij qëllimi.

“Ky refuzim kaq afatgjatë për të diskutuar për këtë krim i ka lënë viktimat e dhunës seksuale në agoninë e përhershme të dhimbjes e vuajtjes si pasojë e këtij krimi. Ne nuk duhet të turpërohemi nga krimet që na i ka bërë Serbia. Për to duhet të insistojmë në drejtësi”.

“Nobeli për Paqe këtë vit i është ndarë Denis Mukëege dhe Nadia Murad për përpjekjet e tyre që ta ndalojnë përdorimin e dhunës seksuale si armë në luftë. Nadia edhe vet është viktimë e dhunës seksuale, ndërsa Denis si gjinekolog është marrë me shërimin dhe risocializimin e viktimave. Ky çmim e sjellë këtë lloj makabër të krimit në qendër të vëmendjes globale”, ka thënë Ymeri.

Ai thekson se kriminelët e luftës duhet gjithsesi të marrin dënimin e merituar.

“Gjithsesi Republika e Kosovës duhet ta tregojë të vërtetën e vet. Duhet të këmbëngulim që për këtë lloj krimi Serbia të jap përgjegjësi të veçantë. Duhet të këmbëngulim që të ketë gjykime e dënime të veçanta. Kriminelët e luftës, e veçanërisht këta lloj kriminelësh, duhen domosdoshmërisht ta marrin dënimin e merituar”, është shprehur Ymeri.

Vasfije Krasniqi-Googman për herë të parë doli mbrëmë hapur duke treguar për tmerrin që kishte përjetuar në luftën e fundit në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...