Veteranët e luftës kërkojnë nga ministri pagesën e pensioneve të veteranëve sipas Ligjit

Aktuale

Veteranët e luftës kërkojnë nga ministri pagesën e pensioneve të veteranëve sipas Ligjit

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 15:27
Pamje nga takimi

Përfaqësuesit e veteranëve të luftës së UÇK-së janë takuar sot me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Sipas një njoftimi për media nga OVL e UÇK-së në këtë takim u diskutua për veteranët e luftës së UÇK-së si:  Pagesa e pensioneve familjeve të veteranëve pas vdekjes si dhe kategorizimi i veteranëve të luftës, në bazë të ligjit të miratuar për kategorizim.

Ministri Reçica, premtoi  se këto çështje do të gjejnë zgjidhje në afatin sa më të shkurtër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat