PSD: Partitë opozitare pa ne s'mund ta rrëzojnë Qeverinë - Bota Sot
PSD: Partitë opozitare pa ne s'mund ta rrëzojnë Qeverinë

Aktuale

PSD: Partitë opozitare pa ne s'mund ta rrëzojnë Qeverinë

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 17:29
PSD

Partia Socialdemokrate po kërkon që opozita të bashkohet për ta rrëzuar qeverinë. Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Ku?i ka shkruar sot në Facebook se Kuvendi nuk është i qeverisë, por i deputetëve të zgjedhur. Ajo ka thënë se PSD’ja e ka subjektivitetin e vet dhe nuk i nënshtrohet dëshirave ë asnjë subjekti tjetër politik.

Kuçi ka shkruar se bashkimi i opozitës  për veprimet në Kuvend është përgjegjësi e grupeve më të mëdha parlamentare. Ajo ka shtuar se PSD’ja është e gatshme dhe e interesuar për ta bërë strategjinë për rrëzimin e qeverisë, me të gjitha partitë opozitare.

Ajo ka thënë se rrëzimi i qeverisë nuk bëhet me mungesë kuorumi, atë mund ta bëjë opozita, por vetëm si e bashkuar.

“Subjektet e tjera opozitare nuk po e bojkotojnë kuvendin, por disa seanca plenare, sidomos ato më mediatike. Ata po marrin pjesë edhe në punën e komisioneve parlamentare. Kjo dëshmon se veprimi opozitar pa strategji të përbashkët dhe pa bashkërendim është joserioz dhe për poena të lirë politik. Është edhe kundërproduktiv dhe manipulues, meqë dihet se gjasat që qeveria të rrëzohet nga subjektet opozitare pa Partinë Socialdemokrate janë pothuajse zero”, ka shkruar Ku?i.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test