Stavileci: Kemi përkrahjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Aktuale

Stavileci: Kemi përkrahjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Nga: N.H Më: 17 tetor 2018 Në ora: 18:42
Blerand Stavileci nga takimi në Gjermani

Zyrtari i PDK-së, Blerand Stavileci përmes një postimi në Facebook, thotë se Gjermania është përkrahësja dhe financuesja më e madhe e Kosovës nga vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, Kosova është me fat që kemi partnerë të tillë, përcjell “Bota sot”.

Ja postimi i plotë i tij:

Gjermania është përkrahësja dhe financuesja më e madhe e Kosovës nga vendet e Bashkimit Evropian. Jemi me fat që kemi partnerë të tillë. Edhe në takimin me kryetarin e Bundestagut gjerman, një përkrahës i madh i lirisë së Kosovës, Kryetari z. Kadri Veseli kërkoi prezencë edhe më të madhe të Gjermanisë në Kosovë. Kryetari propozoi idenë që një nga republikat gjermane të përfshihet drejtpërdrejt në reformat tona juridike dhe ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat