Krasniqi: O popull ultra-hipokrit ,tabunë e theu Vasfije Goodman e jo Vasfije Krasniqi! - Bota Sot
Krasniqi: O popull ultra-hipokrit ,tabunë e theu Vasfije Goodman e jo Vasfije Krasniqi!

Aktuale

E hënë, 19 nëntor 2018

Krasniqi: O popull ultra-hipokrit ,tabunë e theu Vasfije Goodman e jo Vasfije Krasniqi!

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 19:14

Analisti politik,Jusuf Krasniqi përmes një postimi në facebook ka komentuar deklaraten e theu Vasfije Krasniqit Goodman,ku është deklaruar publikisht si një nga të dhunurarat në luftë.

Krasnqi tha se tabunë e theu Vasfije Goodman, jo Vasfije Krasniqi!

Duke e arysetuar këtë Krasniqi tha se u desht që një grua që jeton eton në një familje, shoqëri e shtet tjetër për ta thyer tabunë e për ta rrëfyer publikisht tragjedinë e vet të dhunimit seksual.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë

Tabunë e theu Vasfije Goodman, jo Vasfije Krasniqi!

O popull ultra-hipokrit i Kosovës,

Kot e shpalle Vasfijen heroinë të Kosovës e të shoqërisë kosovare! A nuk mendove për një moment përse e para grua që rrëfeu publikisht, me zë e figurë në televizion, tragjedinë e saj të dhunimit seksual nga serbët gjatë luftës në Kosovë ishte një grua që pas mbiemrit të vajzërisë Krasniqi, e kishte mbiemrin e bashkëshortësisë Goodman?!

Vlerësohet se në Kosovë janë rreth 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Të gjitha këto jetojnë në mesin tonë, në familjet tona, në shoqërinë tonë, në shtetin tonë. Asnjëra nga këto nuk foli e nuk flet publikisht në televizion, madje as në rrethe të ngushta familjare e shoqërore, për tragjedinë e tyre. Nuk e bëjnë këtë sepse jetojnë në një familje, shtet e shoqëri vërtet-mbytëse, gojë-mbyllëse, paragjykuese, diskriminuese, damkosëse, refuzuese, shantazhuese, kërcënuese dhe ndëshkuese ndaj të gjitha atyre viktimave të dhunimit seksual, të cilat do të mund të merrnin guximin për ta pasqyruar publikisht tragjedinë e tyre.

Prandaj u desh një grua me mbiemrin Goodman, që jeton në një familje, shoqëri e shtet tjetër për ta thyer tabunë e për ta rrëfyer publikisht tragjedinë e vet të dhunimit seksual. E bëri këtë sepse ajo jeton në një familje, shtet e shoqëri tjetër, e cila është e lirë nga të gjitha ato cilësi e vese që u sipër-përmenden. Sepse ai shtet, ajo familje e shoqëri e pranon dhe e gëlltit “turpin” e të qenit viktimë e dhunës seksuale për hir të të vërtetës dhe drejtësisë. Sepse ai shtet, ajo familje e shoqëri nuk e viktimizon viktimën për herë të dytë duke e refuzuar, damkosur e anatemuar. Sepse ai shtet, ajo familje e shoqëri nuk e konsideron me dinjitet të cenuar një viktimë, e cila është dhunuar kundër dëshirës e vullnetit të saj.

Për më tepër, o popull ultra-hipokrit, ju i keni përkrahur e vazhdoni t’i përkrahni ata që në emër të Kosovës duan t’ia falin serbëve e Serbisë këto krime. Ju asnjëherë nuk keni kërkuar nga ata që i keni votuar, e të cilët e përfaqësojnë shtetin e Kosovës, që zyrtarisht të kërkojnë nga Serbia dënimin e kriminelëve që kanë kryer këto krime, kërkim-falje zyrtare e publike nga shteti serb për këto krime dhe dëmshpërblimin e viktimave të këtyre krimeve nga shteti serb.

Pra, o popull ultra-hipokrit i Kosovës,

Kot rrahni gjoks në dërrasë-gjoksin e skuqur nga rrahagjokset për vlerat e meritat e të tjerëve. Po të ishte për vlerat e meritat tuaja, dërrasë-gjoksi juaj do të ishte i virgjër, i paprekur nga rrahagjokset. Mos mashtroni e mos u vet-mashtroni! Tabunë e theu Vasfije Goodman, jo Vasfije Krasniqi!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test