Sondazhi i fundit për zgjedhjet e parakohshme: LDK e para, VV e dyta, ja në cilin vend renditet PDK dhe partitë tjera!

Aktuale

Sondazhi i fundit për zgjedhjet e parakohshme: LDK e para, VV e dyta, ja në cilin vend renditet PDK dhe partitë tjera!

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Instituti slloven “International Institute For Middle And Balkan Studies”, ka realizuar një sondazh në Kosovë me pyetjen se “kënd do ta votoni nëse zgjedhjet mbahen sot?“

Bazuar në rezultatet e këtij sondazhi,  Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e para me 28.3%, duke u pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 23.1%, më pas Partia Demokratike e Kosovës me 22.9%.

Me 10.% ka dalur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,  Nisma me 5.2%, AKR 1.6%, PSD 2.2%, Aleternativa 0.6%.

Instituti IFIMES e ka kryer sondazhin e opinionit publik në periudhën prej 19 deri 28 shtator 2018 në territorin e Kosovës, duke përdorur metodën e në thellësi intervistë fushë. 

Po ashtu, ky institut ka nxjerrur edhe një sondazh për punën e deritanishme të kësaj qeverie, ku shumica e të anketuarve janë shprehur të pakënaqur.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat