Lluka: Edhe LDK-ja është pro ndërtimit të "Kosovës së Re", s’do të ndalet projekti

Aktuale

Lluka: Edhe LDK-ja është pro ndërtimit të "Kosovës së Re", s’do të ndalet projekti

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 21:52
Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se edhe pas tërheqjes së Bankës Botërore nga financimi i termocentralit “Kosova e Re”, Qeveria është e vendosur ta realizojë projektin 1.3 miliard eurosh.

Lluka ka thënë në emisionin “Pressing”, se projekti për ndërtimin e termocentralit të ri me thëngjill nuk do të ndalet kurrsesi.

Ai ka hedhur poshtë mundësinë që ky projekt të ndalet nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas Llukës, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës është pro ndërtimit të “Kosovës së Re”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat