Kurti thotë se skandalet e keqqeverisjes vetëm sa janë shtuar 6 muaj pas publikimit të Raportit të Progresit - Bota Sot
Kurti thotë se skandalet e keqqeverisjes vetëm sa janë shtuar 6 muaj pas publikimit të Raportit të Progresit

Aktuale

E martë, 13 nëntor 2018

Kurti thotë se skandalet e keqqeverisjes vetëm sa janë shtuar 6 muaj pas publikimit të Raportit të Progresit

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 22:22
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherë deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherë deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti ka thënë se skandalet e keqqeverisjes në vend vetëm sa janë shtuar që nga publikimi i Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Sot kur janë bërë gjashtë muaj që nga publikimi i këtij  raporti për periudhën tetor 2016-shkurt 2018, Kurti ka thënë se në shtetin e kapur, qeveria nuk është as e popullit dhe as për popull.

Tutje i pari i Vetëvendosjes ka përmendur edhe disa nga vlerësimet e këtij raporti që kishin të bënin me administrimin publik, gjyqësorin, korrupsionin e shumë zhvillime të tjera në vend.

Postimi i plotë i Kurtit:

Midis shifrave që flasin dhe fjalëve që deshifrohen

Sot u bënë gjashtë muaj nga publikimi i Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën i cili mbulonte periudhën tetor 2016 – shkurt 2018. Prapambetja institucionale dhe mjerimi social vetëm sa janë rritur që prej atëherë.

Sepse, skandalet e keqqeverisjes vetëm sa janë shtuar që prej atëherë. Raporti dominohej nga vlerësime si këto: politizim i vazhdueshëm i administratës publike, gjyqësor i nënshtrueshëm ndaj ndikimit politik, mungesë profesionalizmi, kredibiliteti e përkushtimi të gjykatësve e prokurorëve pa asnjë rast të shkarkimit të tyre, korrupsion gjerë i përhapur, asnjë progres në adresimin e çështjeve mjedisore, emërime të tepërta e në rritje të pjesëtarëve të qeverisë, mungesë e transparencës dhe llogaridhënies së qeveritarëve, moszbatim i komasacionit të tokës, zona ekonomike dhe parqe industriale pa plan dhe pa analizë, sektor i sigurimeve me mbikëqyrje të dobët, pa përmirësim në cilësinë e arsimit dhe në hendeqet e shkathtësive në tregun e punës, edhe shpenzime shumë të ulta për nxënës edhe faturë e përqendruar te pagat, aspak buxhet për hulumtime shkencore, rritje e deficitit tregtar etj.etj. Raporti përmbante edhe shifra si këto: shkalla e kujdesit të hershëm fëminor është vetëm 4,4% kurse e regjistrimit në parashkollor 33,9%, shkalla e përgjithshme e punësimit është 30%, vetëm 13% të grave kanë punësim formal, vetëm 29% të të punësuarve kanë kontrata të përhershme pune, shkallë e lartë e papunësisë prej 26,7% te të diplomuarit e arsimit të lartë, papunësia te të rinjtë plot 51,6% ndërkaq 11% e fëmijëve të angazhuar në punë, rritje e aksidenteve në vend të punës prej të cilave 14 nga 50 ishin fatale etj. etj.

Në shtetin e kapur, qeveria nuk është as e popullit dhe as për popull.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test