Përplasen ashpër në debat Rugova i LDK-së dhe Kamishi i PDK-së

Aktuale

Përplasen ashpër në debat Rugova i LDK-së dhe Kamishi i PDK-së

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 23:09
Naser Rugova dhe Bekim Haxhiu

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova dhe ai i PDK-së, Bekim Haxhiu janë përplasur live në debat për çështjen e dialogut me Serbinë.

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova tha se reagimi i LDK-së për dialogun është i pashmangshëm, pasi tre liderët shtetëror kanë qëndrime të kundërta mes veti për këtë çështje.

“LDK reagon ndaj këtyre çështjeve, si nuk reagon LDK ndaj dialogut kur tjetër qëndrim ka kryeparlamentari, tjetër kryeministri tjetër presidenti”, ka thënë ai.

Atij i reagoi menjëherë deputeti i PDK-së, i cili ia kujtoi se as LDK-ja nuk ka qëndrime të njëjta për dialogun.

“Po as ju s’keni qëndrime të njëjta o burrë. Ndryshe flet Isa Mustafa, ndryshe Lutfi Haziri”, tha ai.

E Rugova ia kujtoi Kamishit se partia e tij është pjesë e koalicionit qeverisës.

“Tregomni ju mu pse nuk keni ardhë me caktu platformën për dialog”, iu kundërpërgjigj Haxhiu atij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat