Presidenti gjerman thotë se shumë shpejt do të vizitojë Kosovën - Bota Sot
Presidenti gjerman thotë se shumë shpejt do të vizitojë Kosovën

Aktuale

E martë, 13 nëntor 2018

Presidenti gjerman thotë se shumë shpejt do të vizitojë Kosovën

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 23:16
Kadri Veseli dhe Frank Walter Steinmeier

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë vizitës së tij zyrtare në Gjermani, ka takuar me Presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier.

Gazetari që ka përcjellë vizitën zyrtare të kryeparlamentarit kosovar në Gjermani, ka raportuar se dy politikanët, ai kosovar dhe gjerman, kanë komunikuar në gjuhën gjermane, pasi Veseli është folës i gjuhës gjermane.

Se Veseli është folës i gjuhës gjermane e ka gëzuar presidentin gjerman.

Kryeparlamentari kosovar gjatë këtij takimi e ka ftuar presidentin gjerman që të vizitojë Kosovën, derisa ky i fundit ka thënë se shumë shpejt do ta bëjë një gjë të tillë, por duke mos dhënë një datë zyrtare.

Njeriu i parë i politikës gjermane ka thënë po ashtu se në bazë ditore përcjellë të gjitha zhvillimet që kanë të bëjnë me Kosovën, duke qenë edhe se Gjermania luan rol kyç në të gjitha këto zhvillime, veçanërisht për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Takimi me presidentin gjerman ishte kulmi i vizitës së Veselit në Berlin. Por ai gjatë ditës ka pasë edhe disa takime të tjera.

Veseli ka takuar disa delegacione në takime që kanë qenë me dyer të mbyllura. Një nga këto takime ka qenë edhe takimi me Koordinatorin për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë që konsiderohet të jetë edhe dora e djathtë e kancelares Angela Merkel.

I pari i Kuvendit të Kosovës ka takuar edhe homologun e tij Wolfgang Schäuble

Veseli  pas këtij takimi, në një intervistë gjatë ditës për Klan Kosovën, ka thënë se ka marrë premtime për një votë “pro” të Gjermanisë në Këshillin e Ministrave të vendeve anëtare të BE-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test