LDK përkrah formimin e ushtrisë - Bota Sot
LDK përkrah formimin e ushtrisë

Aktuale

LDK përkrah formimin e ushtrisë

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 12:09
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti tha se partia e tij e përkrah formimin e ushtrisë dhe se do e votojë projektligjin që e ka prezantuar ministri i FSK-së Rrustem Berisha.

Hoti tha se ashtu siç ka sjell paqe dhe stabilitet krijimi i shtetit të Kosovës, ashtu do të sjell edhe formimi i ushtrisë.

Në fjalimin  e  tij Hoti tha se ka pas përpjekje dhe ka, për të akuzuar pa bazë dhe për nxjerrje të përfitimeve personale.

Sipas tij ka pas përpjekje për të marrë meritat për themelimin e ushtrisë.

 "LDK gjatë kohës sa ka udhëhequr Qeverinë ka bërë përpjekje të pandalshme që të ketë ushtri të mirëfilltë. Themelimi i ushtrisë është një arritje edhe e SHBA-ve.  Kjo forcë do të punojë për sigurinë e te gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Ju ftoj të mbështesni krijimin e kësaj force. Kjo forcë meriton të jetë pjesë e NATO-s.  Askush nuk duhet t’i druhet themelimit të kësaj force", tha Hoti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test