Kurti kërkon që të dihet edukimi patriotik dhe politik i pjesëtarvë të FSK-së

Aktuale

Kurti kërkon që të dihet edukimi patriotik dhe politik i pjesëtarvë të FSK-së

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 13:18
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti tha sot në seancën e Kuvendit se është e rëndësishme të kenë forcat tona e armatosura që e mbrojnë shtetin.

Kurti tha se do t’i votojnë projektligjet për FSK-në por që sipas tij duhet nisur në dy aspekte.

Atë diferencial dhe referencial.

“ I pari konsiston me atë që të dijmë raportin e forcave tona me fqinjët, në veçanti me fqinjët verior që nuk na njohin si shtet", tha ai.

Sipas tij pasi që FSK nuk do të jetë tamam ushtri është e rëndësishme të bëhet një marrëveshje me Shqipërinë për mbrojtje.

 "Është mirë që pjesëtarët të kenë edhe një shkollim profesional që ata të dalin edhe me një zanat", tha Kurti.

Ai tha se duhet të shihet se çfarë edukimi patriotik e politik do të kenë pjesëtarët e FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat