Kurti: Meqë FSK nuk do të jetë ushtri, nevojitet marrëveshje me Shqipërinë

Aktuale

Kurti: Meqë FSK nuk do të jetë ushtri, nevojitet marrëveshje me Shqipërinë

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 14:26
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se përkrahin të tri ligjet por ka pyetur nëse kishte studim për kundërvënie efikase në mbrojtje të suksesshme karshi Serbisë.

Ai tha se nevojitet marrëveshje me Shqipërinë për ndihmë të ndërsjellët e mbrojtje të përbashkët.

Kurti: Është e nevojshme që të bëhet marrëveshje me Shqipërinë

“A kishte studim e analizë paraprake Qeveria e Kosovës për kundërvënie efikase për mbrojtje të suksesshme karshi Serbisë. Kjo nuk do të thotë që t’i bën ushtri më të fuqishme se kundërshtari po e bën sulmin e kundërshtarit të paleverdishëm, përndryshe numrat si 5000 e 3000 mijë nuk thonë asgjë vetvetiu.... Meqë FSK nuk do të jetë tamam ushtri dhe forcë e armatosur siç duhet, është e nevojshme  që të bëhet marrëveshje me Shqipërinë për ndihmë të ndërsjellët e mbrojtje të përbashkët“, tha ai.

Sipas tij, kësi marrëveshje ka Islanda me ShBA-të.

Kurse, shefi i deputetëve të Vetëvendosjes Glauk Konjufca e pyeti ministrin e FSK-së, a ka menduar për gjykatë ushtarake.

Konjufca: A do të ketë nëndetëse për presidentin

"A do të merreni edhe ndonjë nëndetëse se presidenti kur po del nëpër ujëra me motosfaka të shumë të pasigurt, mos duhet t’ia kërkojmë një siguri më të madhe, ndonjë nëndetëse më të madhe se nëpër jahta nëpër Mali të Zi me Pacollin, po kam frikë po rrëzohen, a keni mëndu edhe ndonjë nëndetëse për presidentin...", tha ai.

Të tri projektligjet veç e veç janë miratuar në lexim të parë me shumicë votash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat