Limaj për miratimin e projektligjeve për Ushtrinë: Ditë historike, urime Kosovë

Aktuale

Limaj për miratimin e projektligjeve për Ushtrinë: Ditë historike, urime Kosovë

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 15:09
Kryetari i partisë Nisëma Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i partisë Nisëma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë qytetarët pas miratimit në lexim të parë të pakos së ligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Në të njejtën kohë, zëvendëskryeministri Limaj ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për mbështetjen e këtyre ligjeve, njofton Klan Kosova.

Ja postimi i tij:

“Ditë historike, urime Kosovë USHTRIA!

Dita e sotme është historike për Kosovën. Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan në lexim të parë pakon e ligjeve për FSK-në, të cilat mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri.
Falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës që u dhanë mbështetje këtyre ligjeve.
Forca e Sigurisë së Kosovës do të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim etnie dhe do t’i kontribuojë paqes e sigurisë në rajon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat