Kryeministri Rama: Bekuar qoftë ushtria e sapolindur e Republikës së Kosovës - Bota Sot
Kryeministri Rama: Bekuar qoftë ushtria e sapolindur e Republikës së Kosovës

Aktuale

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Kryeministri Rama: Bekuar qoftë ushtria e sapolindur e Republikës së Kosovës

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 17:18
Edi Rama

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot më shumicë unanime kanë miratuar tri-projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Pas kalimit të këtyre projekt-ligjeve, Republika e Kosovës gjendet shumë afër formimit të Ushtrisë së saj.

Për këtë votim të sotëm në Kuendin e Republikës së Kosovës, kanë reaguar krerët e shtetit, të cilët kanë thënë se bërja e Ushtrisë forcon edhe më tej shtetësinë e Republikës së Kosovës.

Pa reaguar nuk ka qëndruar as kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai na një reagim në profilin e tij të shoqëruar me një fotografi të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe një tjetër ku shihen ushtarët e FSK-së, shkruan Gazeta Express.

“Lavdi dëshmorëve të Kosovës dhe bekuar qoftë ushtria e sapolindur e Republikës së Kosovës”, ka shkruar kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Në votimin e tri-projektligjeve që u bë sot, nuk kanë marrë pjesë vetëm deputetët e Listës Serbe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test