Bogujevci: Të dënuarit për krime luftë të vujnë dënimin e plotë

Aktuale

Bogujevci: Të dënuarit për krime luftë të vujnë dënimin e plotë

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 18:14
Saranda Bogujevci

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ka thënë ka thënë se projekt-ligji për dënimin e atyre që kanë kryer krime është mëse i nevojshëm.

Bogujevci ka folur edhe për përvojen e saj personale, më konkretisht krimin që serbët kryen në familjen e saj.

Në ngjarjen tragjike u vranë shtatë gra e shtatë fëmijë, në Podujevë, ndërsa Saranda dhe disa anëtarë tjerë kanë shpëtuar.

“A ka me vujt dënimin një i dënuar a jo? Këtë po e themë edhe prej përvojës personale, ku një person i dënuar me 20 vite burg nuk i mbanë ato por lirohet pas 3,5 viteve, kështu që për mua ka rëndësi familja derisa është dokumenti krimi, edhe kjo pjesë është shumë me rëndësi për të ardhmen e vendit, duhet ta mendojmë edhe këtë aspekt”, ka thënë ajo gjatë seancës.

Ajo ka folur edhe për vizitën e saj në Beograd, që e kishe realizuar kohë më parë ku u rrëfye me anë të një ekspozite, për të bëmat që i bënë ushtarët serb.

“Rrëfimi i Vasfije Krasniqi- Goodman është edhe një arsye edhe më e madhe, që t’iu japë mundësi grave, viktima të luftës së fundit në Kosovë. Unë, u përqendrova tek përvoja personale. Mendoj se askush nuk është i interesuar t’i mbajë personat që kanë kryer krime, askush nuk është i interesuar të mbajë në vend të vetin një kriminel”, ka shtuar tutje ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat