Hoti: Vuçiq po sajon gënjeshtra për t’i paraqitur serbët e Kosovës viktima

Aktuale

Hoti: Vuçiq po sajon gënjeshtra për t’i paraqitur serbët e Kosovës viktima

Nga: Bota sot Më: 18 tetor 2018 Në ora: 18:49
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas zërave se krijimi i ushtrisë së Kosovës do të ishte në dëm të serbëve që jetojnë në Kosovë.

Hoti, në një postim në Facebook, ka thënë sse fati i serbëve në Kosovë do të ndryshojë kur Serbia ta njoh përfundimisht Kosovën.

Sipas tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, po sajon gënjeshtra për t’i paraqitur serbët e Kosovës viktima.

Reagimi i plotë i Hotit:

Vuçiqi pandalshëm sajon gënjeshtra për t’i paraqitur serbët e Kosovës viktima. Sipas kësaj strategjie, sa më e pavarur Kosova aq më keq janë serbët. Fati i serbëve në Kosovë nuk do të ndryshoj as nga largimi i UNMIK-ut, as nga FSK-ja me mandat të ri.

Fati i serbëve të Kosovës do të ndryshoj përfundimisht për të mirë atëherë kur Beogradi të pushoj t’i përdorë ata për interesa politike ditore të Vuçiqit dhe ta njoh shtetin e Kosovës. Sa më heret, aq më mirë për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat