Daut Haradinaj flet për përplasjen mes kryeministrit dhe Xhavit Halitit - Bota Sot
Daut Haradinaj flet për përplasjen mes kryeministrit dhe Xhavit Halitit

Aktuale

E martë, 20 nëntor 2018

Daut Haradinaj flet për përplasjen mes kryeministrit dhe Xhavit Halitit

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 19:55
Ramush Haradinaj, Xhavit Haliti

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur edhe për fërkimin ose përplasjen që ndodhi sot mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryesuesit të seancës, Xhavit Haliti, në seancën ku u votuan tri projektligje për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Haradinaj ka thënë në Info Magazine se nuk beson se ka diçka personale mes Ramush Haradinajt dhe Xhavit Halitit, por përplasja, sipas tij, ka ndodhur për disa probleme teknike gjatë votimit të projektligjeve.

“Ndoshta kryesuesi [Xhavit Haliti] nuk e vërejti mirë reagimin e deputetëve pasi ne krejt çfarë kërkonim që të futej në rend dite, me vetë kërkesën e LDK-së”.

“Me sa duket ose teknika nuk i dha sinjal mjaftueshëm, apo ku e di unë, por ai nuk e pa që ne ishim rreth 100 deputetë “pro” dhe deklarimi ishte 57”.

“Unë nuk mundem të pajtohem që nesër të dalë që unë kam votuar ‘kundër’ në pikën e parë të Ushtrisë. Unë ia dorëzoj mandatin por nuk ka të drejtë të më thotë se unë kam drejtë të vendosë”.

“Ai nuk vendos se ai është një deputet që deputetët e kanë zgjedhur kryesues. Unë qëndrimin tim e kam si deputet dua ta di me votën teme çfarë ndodhi”.

“Ne e ‘detyruam’ kryeministrin të shkojë dhe t’i thotë se nuk është i saktë. Ishte një konflikt verbal në kuptimin që të shihet mirë lista e deputetëve por nuk besoj se ka diçka personale”.

“Nuk mendoj që as Haradinaj, as Haliti kanë arsye, jashtë procedurës teknike. Unë e respektoj shumë, edhe sot çuditërisht ndoshta nuk ke në disponim të mirë por ato janë probleme të tij”.

Deputeti i AAK-së ka folur edhe për mospjesëmarrjen e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, në seancën e sotme, pasi ky i fundit ndodhet në një vizitë zyrtare.

“Për të organizuar një vizitë të nivelit shumë të lartë, të takimit me presidentin dhe kryetarin e Parlamentit të Gjermanisë, nuk është se ata janë duke pritur në aeroport dhe të shkosh kur të duash”.

“Nuk ka të bëjë dhe nuk ndërlidhet me temën e Ushtrisë. Madje duke e njohur Veselin, e di që i ka mbetur merak që nuk ka votuar sot”.

“Nuk ka deputetë shqiptarë që janë kundër”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test