Flet ish-deputetja që nuk e kishte votuar ligjin për gratë e dhunuara: S’kishte buxhet - Bota Sot
Flet ish-deputetja që nuk e kishte votuar ligjin për gratë e dhunuara: S’kishte buxhet

Aktuale

Flet ish-deputetja që nuk e kishte votuar ligjin për gratë e dhunuara: S’kishte buxhet

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 20:26
Sevdije Lama

Ish- deputetja e Kuvendit të Kosovës, Sevdije Lama, e cila në vitin 2013 kishte votuar kundër projektligjit për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale, ka një arsyetim  për një veprim të tillë.

Në vitin 2013 disa deputetë të Kosovës kishin votuar kundër ligjit për gratë e dhunuara.

Në listën e cila qarkulloi gjatë ditës në media, bëjnë pjesë 29 deputetë që ishin kundër këtij ligji.

Ani pse po quhen turpi i Kosovës, ish-deputetja Sevdije Lama që nuk e kishte votuar këtë ligj e që në atë kohë bënte pjesë në komisionin për buxhet dhe financa, thotë se mungesa e buxhetit  ka pamundësuar votimin për këtë ligj.

“Në kohën kur ka ardhur ligji në komisionin për buxhet dhe financa, në atë kohë unë kam qenë anëtare e komisionit, kemi marrë vendimin si komision për me votuar kundër për arsye të financave, sepse nuk ka pasur kosto të caktuar të saktë buxhetore. Përpos asaj, nuk qenë edhe listat e kompletuara dhe nuk kemi pasur mundësi të fusim në buxhetin e vitit pasardhës, këtë kategori”, tha për RTV Dukagjinin ish-deputetja Sevdije Lama.

Lama gjithashtu shtoi se kjo kategori do të duhej të kishte listat e kompletuara dhe të funksiononte sikurse ajo e  ish të burgosurve politikë.

“Nëse mund të marrim shembullin e ish të burgosurve politik, i kemi kompletuar listat me të gjithë ish të burgosurit politik dhe ka dalë një projekt pesë vjeçar që më pas janë futur në linjat buxhetore dhe sot e asaj dite ajo kategori paguhet, njëjtë është dashur edhe me gratë e dhunuara”, tha Sevdije Lama.

Deputetë të tjerë që nuk e votuan ligjin janë edhe Blerta Deliu, Salihe Mustafa, Safete Hadërgjonaj, Elmi Reqica, Zenun Pajaziti, Bekim Haxhiu, Adem Grabovci, Shaip Muja, e deputetë të tjerë si dhe deputetët e Listës Serbe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...