Nait Hasani thotë se dialogun me Serbinë duhet ta udhëheq Ramush Haradinaj - Bota Sot
Nait Hasani thotë se dialogun me Serbinë duhet ta udhëheq Ramush Haradinaj

Aktuale

Nait Hasani thotë se dialogun me Serbinë duhet ta udhëheq Ramush Haradinaj

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 20:48
Nait Hasani

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka thënë se, kryeministri Ramush Haradinaj duhet ta udhëheq dialogun me Serbinë dhe jo Hashim Thaçi e as Fatmir Limaj.

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani ka thënë se nga sot e kemi një ushtri të gatshme për të mbrojtur territorin e Kosovës.

Ai në RTV Dukagjini ka thënë se ushtria e Kosovës tani nuk do të dallojë nga ushtritë e vendeve tjera.

“Me këtë ligj përcaktohet një ushtri me pjesëmarrje vullnetare, dhe një ushtri që nuk është në kontradiktë me bashkësinë ndërkombëtare”.

Hasani ka thënë se edhe ushtritë e rajonit nuk kanë numër shume të madh të ushtarëve aktiv, prandaj edhe për ne 6 mijë ushtarë aktiv janë të mjaftueshëm.

“Vendit tonë nuk i duhen më shumë se 6 mijë ushtarë aktiv, ndërsa për rezervistët mund të varioj numri sipas nevojës”, tha ai.

Deputeti i PDK-së ka thënë se fatkeqësisht edhe në formimin e ushtrisë po shfaqen tendenca për “bajraktarizma”, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën me shqiptarët.

Duke folur për debatet e fundit për korrektim të kufijve, Hasani ka thënë se kufijtë mund të lëvizin disa metra por rrethanat politike nuk e lejojnë një ndryshim të madh.

“Në gjithë këtë debat është e mirë që çështja e shqiptarëve të Preshevës të vihet në pah përsëri”.

Deputeti Hasani shprehet i pakënaqur me ecurinë e dialogut me Serbinë.

“Me Serbinë duhet të bisedohet për përmirësimin e kushteve të qytetarëve serb. Është absurde të bisedohet me Serbinë për Ujmanin, Trepçën apo ndarjen e Kosovës”.

Deputeti i PDK-së ka thënë se as Thaçi e as Limaj nuk mund të udhëheqin me bisedimet.

“Kryeministrit ia delegon kushtetuta të udhëheq me bisedime, nuk mund ta bëj këtë gjë as Thaçi e as Limaj”.

Për zgjedhjet e brendshme të PDK-së, Nait Hasani ka thënë se qëndrimi i tij ka qenë i qartë që PDK duhet të hyjë e vetme në zgjedhje dhe jo me koalicione.

“Është më e mirë për partinë të kemi në garë 110 kandidatë për deputetë, pasi secili nga ta do të mobilizojë njerëzit e tij”.

Ai ka thënë do të ishte mirë që të kishte kundër kandidat për kryetar të partisë, por sipas tij përballja me Kadri Veselin nuk është gjë e lehtë.

“Njerëzit kanë frikë të përballen me Kadri Veselin. Por unë jam që të ketë një kundër kandidatë dhe të ketë program ai”, deklaroi ndër të tjera Nait Hasani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...