MPJ: Tre shtetasit e Kosovës kanë marrë vetëm gërvishtje në aksidentin në Serbi

Aktuale

MPJ: Tre shtetasit e Kosovës kanë marrë vetëm gërvishtje në aksidentin në Serbi

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 08:16
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme ka siguruar informacione zyrtare se tre shtetasit e Kosovës, të cilët ishin pjesë e aksidentit zingjiror në Serbi, kanë marrë lëndime të lehta dhe pas pranimit të ndihmës së parë në vendngjarje, kanë vazhduar rrugën për në Kosovë.

Komunikata e plotë e MPJ-së:

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Serbi, ka përcjellur nga afër një aksident zingjiror në komunikacion, i cili sipas raportimeve të para ndodhi nga një tym i dendur dhe për pasojë la të vdekur një person dhe disa të tjerë të plagosur.

Ministria e Punëve të Jashtme ka siguruar informacione zyrtare se tre shtetasit kosovarë, të cilët ishin pjesë e këtij aksidenti kanë marrë disa lëndime-gërvishtje, por pas pranimit të ndihmës së parë në vendngjarje janë liruar dhe kanë vazhduar rrugën për në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat