Haradinaj: Ideja për korrigjimin e kufijve ka vdekur

Aktuale

Haradinaj: Ideja për korrigjimin e kufijve ka vdekur

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 10:20
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nëse energjia e shpenzuar për kufijtë, do të adresohej nga njohjet, atëherë Kosova do të njihej nga pesë shtetet e BE-së që deri tani refuzojnë sovranitetin e Kosovës.

Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri pas mbledhjes së Qeverisë, me ç’rast edhe njëherë shprehu qëndrimin kundër korrigjimit të kufijve, ide kjo e Presidentit Hashim Thaçi.

Haradinaj: Nëse energjinë që po e qojmë për korrigjim e shfrytëzojmë për njohje do na kishin njohur Greqia Rumania

“Ideja me lëvizë kufijtë dhe territoret është shqetësuese , jam kundër kësaj edhe nuk mendoj se është zgjidhja për asnjë gjë që na pret përpara. Si mundemi me marr njohje prej këtyre vendeve nëse atë energji që e qojmë me diskutua për kufijtë e kishim çu kah marrja e njohjeve ndoshta Greqia, Rumania, Sllovakia, na kishin njohur deri tash”,  tha Haradinaj.

Sa i përket krijimit të ushtrisë, Haradinaj tha se janë në kontakt me NATO-n, mirëpo  vendimi për ushtrimë është nacional.

Haradinaj: Vendimi për ushtrinë është nacioanal

“Ne jemi të vazhdueshëm në komunikim me ta, jemi po ashtu në komunikim të vazhdueshëm me vende shumë të rëndësishme të NATO-së si me Amerikën, Gjermanin, Anglinë, pra me vende me peshë ....procesi i mandatimit të ushtrisë, mos harroni nuk janë kompetenca shtesë ...është mandat i ri për FSK-në, pra është mandati i ushtrisë , kurgjo mangu nuk ka në mandat FSK-ja sesa një ushtri e cilido vend, pra nuk ka të bëjë me pak kompetenca ose më shumë..Ne jemi thellë të bindur dhe e falënderoj për paqen dhe sigurinë në Kosovë.Vendimi është nacional ushtria e vendi nuk bëhet në plan ndërkombëtar, anëtarësimi i Nato-së është një proces që kërkohet pajtimi i të gjithëve”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Haradinaj pati arsyetim edhe për debatin që pati dje me kryesuesin e seancës, Xhavit Haliti.

Haradinaj: Reagimi ndaj Halitit ishte i pamundur për mos me ndodh

“Duke parë një interesim edhe një respekt aq të madh të deputetëve për temën u habita se kryesuesi disi nuk e përcjelli që nuk mujshin me votu deputetët, pra ishin mbi 20 deputetë në këmbë thoshin nuk kemi votuar e kryesuesi nuk e konstatoj atë e më bëni përshtypje dhe reagova dhe i thash  ,ai ishte një reagim i pamundur mos me ndodh”, ka thënë ai.

Kabineti qeveritar po ashtu është pajtuar edhe për Nismën për negocimin e Marrëveshjes financiare për “Projektin për patundshmëri dhe infrastrukturë gjeohapësinore” ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, vlera e të cilës është 16.5 milionë dollarë.

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe Projektligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe ka ndarë 1.2 milion euro për lobim për anëtarësim në Interpol. 

***

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, edhe njëherë ka shfaqur kundërshtimin e tij në lidhje me idenë për korrigjim të kufirit.

“Ideja me lëviz me kufi, me territore është shqetësuese. Jam kundër kësaj ideje dhe nuk është zgjidhja që na pret përpara. Nëse atë energji që po e shpenzojmë rreth idesë së kufijve do ta drejtonim kah marrja e njohjeve, ndoshta deri tani na kish njohtë dikush”.

Kryeministri gjithashtu komentoi edhe incidenti e mbrëmshëm në “Lagjen e Doktorëve” në Mitrovicën Veriore.

“Ideja për korrigjimin e kufijve ka vdekur. Nuk mendoj se shpërblehet dhuna ose incidentet. Kushdo që i nxitë ato do e merr faturën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat