VV lëshon sallën e kuvendit, kërkojnë votimin e projektligjit për kodin penal

Aktuale

VV lëshon sallën e kuvendit, kërkojnë votimin e projektligjit për kodin penal

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 11:04
Kuvendi i KosovesKuvendi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu kërkoi që në vazhdimin e senacës së sotme, të votohet në parim Projektligji për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

“Ne jemi këtu për të kërkuar që ky Projektligj të futet në votim, sepse kjo është arsyeja që jemi sot në sallë”, tha Haxhiu.

Vetevendosje thanë se ata kanë ardhur në sallë për të hedhur në votim projektligjin më lart

Në shenjë pakenaqësie ata liruan sallën.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti tha se do ta ketë parasysh këtë kërkesë, sapo të bëhet kuorumi në Kuvend për votim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat