Zeka: Aleksandër Lumezi pagoi njerëz për ta vrarë prokurorin e Prizrenit - Bota Sot
Zeka: Aleksandër Lumezi pagoi njerëz për ta vrarë prokurorin e Prizrenit

Aktuale

Zeka: Aleksandër Lumezi pagoi njerëz për ta vrarë prokurorin e Prizrenit

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 11:22
Deputeti i partisë Nisma, Milaim Zeka

Deputeti i partisë Nisma, Milaim Zeka, ka akuzuar kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin, se ky i fundit ka dhënë para për ta vrarë një prokuror nga Prizreni.

Zeka nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ku momentalisht po ndodh vazhdimi i seancës së djeshme tha se ka menduar që do të thirret të dëshmojë ëshë për këtë rast.

“Unë kam mëndu që kur më kanë thirr, më kanë thirr për me dhanë informata për këtë deklarat që e kam dhënë në televizion”, tha ai.

Kujtojmë se Zeka në T7 ka thënë se Aleksandër Lumezi, ka paguar para për të vrarë ish prokurorin Nazmi Mustafi, që ka qenë shefi i task forcës antikorrupsion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...