Haradinaj: Energjia e shpenzuar për kufijtë, mund të sillte njohje të reja

Aktuale

Haradinaj: Energjia e shpenzuar për kufijtë, mund të sillte njohje të reja

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 12:04
Kryeministri Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nëse energjia e shpenzuar për kufijtë, do të adresohej nga njohjet, atëherë Kosova do të njihej nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian (BE) që deri tani refuzojnë sovranitetin e Kosovës.

Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri pas mbledhjes së Qeverisë, me ç’rast edhe njëherë shprehu qëndrimin kundër korrigjimit të kufijve, ide kjo e Presidentit Hashim Thaçi.

“Ideja me lëvizë kufijtë dhe territoret është shqetësuese , jam kundër kësaj edhe nuk mendoj se është zgjidhja për asnjë gjë që na pret përpara. Si mundemi me marr njohje prej këtyre vendeve nëse atë energji që e qojmë me diskutua për kufijtë e kishim çu kah marrja e njohjeve ndoshta Greqia, Rumania, Sllovakia, na kishin njohur deri tash”,  tha Haradinaj.

Sa i përket krijimit të ushtrisë, Haradinaj tha se janë në kontakt me NATO-n, mirëpo  vendimi për ushtrinë është nacional.

“Ne jemi të vazhdueshëm në komunikim me ta, jemi po ashtu në komunikim të vazhdueshëm me vende shumë të rëndësishme të NATO-së si me Amerikën, Gjermanin, Anglinë, pra me vende me peshë, procesi i mandatimit të ushtrisë, mos harroni nuk janë kompetenca shtesë …është mandat i ri për FSK-në, pra është mandati i ushtrisë , kurgjo mangu nuk ka në mandat FSK-ja sesa një ushtri e cilido vend, pra nuk ka të bëjë me pak kompetenca ose më shumë..Ne jemi thellë të bindur dhe e falënderoj për paqen dhe sigurinë në Kosovë.Vendimi është nacional ushtria e vendi nuk bëhet në plan ndërkombëtar, anëtarësimi i Nato-së është një proces që kërkohet pajtimi i të gjithëve”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Haradinaj pati arsyetim edhe për debatin që pati dje me kryesuesin e seancës, Xhavit Haliti.

“Duke parë një interesim edhe një respekt aq të madh të deputetëve për temën u habita se kryesuesi disi nuk e përcjelli që nuk mujshin me votu deputetët, pra ishin mbi 20 deputetë në këmbë thoshin nuk kemi votuar e kryesuesi nuk e konstatoj atë e më bëni përshtypje dhe reagova dhe i thash  ,ai ishte një reagim i pamundur mos me ndodh”, ka thënë ai.

Kabineti qeveritar po ashtu është pajtuar edhe për Nismën për negocimin e Marrëveshjes financiare për “Projektin për patundshmëri dhe infrastrukturë gjeohapësinore” ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, vlera e të cilës është 16.5 milionë dollarë.

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe Projektligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe ka ndarë 1.2 milion euro për lobim për anëtarësim në Interpol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat