Haradinaj: Kosova është pjesë e koalicionit global në luftën kundër terrorizmit - Bota Sot
Haradinaj: Kosova është pjesë e koalicionit global në luftën kundër terrorizmit

Aktuale

Haradinaj: Kosova është pjesë e koalicionit global në luftën kundër terrorizmit

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 12:17
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin Nathan A. Sales, Koordinator kundër terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe ShBA-së.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar z. Sales, për progresin dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të fuqizuar sundimin e rendit dhe ligjit, konsolidimin e përgjithshëm të institucioneve të sigurisë, duke thënë se Kosova është pjesë e koalicionit global në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jemi të përkushtuar në bashkëpunimin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. U jemi mirënjohës dhe falënderues për mbështetjen e vazhdueshme që keni dhënë në kohëra të vështira dhe tani në jetësimin e shtet ndërtimit demokratik të vendit”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar mbështetjen e ShBA-së për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organizata tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Nathan A. Sales, Koordinator kundër terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka vlerësuar progresin e Kosovës, duke thënë së Republika e Kosovës do të vazhdojë ta ketë mbështetjen e ShBA-së edhe në të ardhmen, duke vlerësuar se forcimi i sundimit të rendit dhe të ligjit dhe zhvillimi demokratik i vendit janë të rëndësishme në rrugën euroatlantike

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...