Kosova dhe Italia me projekt të përbashkët për të luftuar krimin dhe terrorizmin - Bota Sot
Kosova dhe Italia me projekt të përbashkët për të luftuar krimin dhe terrorizmin

Aktuale

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Kosova dhe Italia me projekt të përbashkët për të luftuar krimin dhe terrorizmin

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 12:32
Pamje nga takimi Capoluongo dhe Mustafa

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka pritur sot një delegacion të projektit rajonal IPA 2017, të udhëhequr nga gjeneral Gennaro Capoluongo, udhëheqës i projektit rajonal IPA 2017: "Luftimi i Krimeve Serioze ne Ballkanin Perëndimor".

Ministri Mustafa  ka shprehur gatishmërinë e tij për mbështetje politike të MPB-së për Policinë e Kosovës, me qëllim që Policia e Kosovës të rrisë bashkëpunimin që parashihet përmes këtij projekti rajonal në luftimin e krimit të organizuar.

Ndërsa udhëheqësi i projektit gjeneral Gennaro Capoluongo, falënderoi ministrin Mustafa për gatishmërinë që edhe Policia e Kosovës të jetë ndër përfituesit, si të gjitha autoritetet policore të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe shtetasit e gjithë rajonit, të cilët  do të përfitojnë për një ambient më i sigurt dhe të menaxhuar mirë.

Në kuadër të veprimtarisë së përgjithshme në mbështetje të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Ministria e Punëve të Brendshme e Italisë- Departamenti i Sigurisë Publike ka nënshkruar një kontratë për të përforcuar bashkëpunimin mes forcave të policisë dhe autoriteteve tjera të zbatimit të ligjit, me qëllim që të krijohet një ambient i sigurt në gjithë rajonin dhe rrjedhimisht edhe në Bashkimin Evropian.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë sigurinë e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor dhe BE-së, duke luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test