Presidenti nderon me Medalje Presidenciale notaren Medina Surdulli

Aktuale

Presidenti nderon me Medalje Presidenciale notaren Medina Surdulli

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 12:56
Medina Surdulli dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave për notaren, Medina Surdulli, pas suksesit të kësaj të fundit në garën ndërkombëtare të notit për personat me Sindromën Dawn, me ç ‘rast notarja kosovare fitoi vendin e parë.

I pari i shtetit ka lexuar deklaratën me tonë ceremonial para Medina Surdullit dhe familjarëve të saj

Thaçi: Medalja Presidenciale e Meritave i jepet Medina Surdullit

“Medalja Presidenciale e Meritave i jepet Medina Surdullit për të arritura të larta në sportin e notit”, ka thënë kreu i vendit.

Ndërkohë gëzimin për këtë nder nuk e ka fshehur protagonistja që korri suksese ndërkombëtar, Medina Surdulli, e cila duke falënderuar presidentin tha ndjehet tejet e lumtur.

Surdulli: Më keni bërë shumë të lumtur

“Faleminderit, z. President. Më keni bërë shumë të lumtur”, ka potencuar Surdulli.

Kujtojmë në këtë garë ndërkombëtare kanë marrë pjesë  persona me Sindromën Dawn nga 11 vende Britania e Madhe, Danimarka, Estonia, Turqia, Irlanda, Maqedonia, Romania, Shqipëria, Suedia dhe Kosova, e cila njëherësh ishte edhe organizator i kësaj ngjarje sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat