Haradinaj: Së bashku duhet të dëshmojmë seriozitet në punën e fizioterapisë në Kosovë - Bota Sot
Haradinaj: Së bashku duhet të dëshmojmë seriozitet në punën e fizioterapisë në Kosovë

Aktuale

E enjte, 15 nëntor 2018

Haradinaj: Së bashku duhet të dëshmojmë seriozitet në punën e fizioterapisë në Kosovë

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 13:12
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Fizioterapisë në Kosovë. 

Me këtë rast, Kryeministrit Haradinaj tha se ne po bëjmë luftë për pacientin dhe atë e bëjmë të gjithë qe kanë përgjegjësi, por detyrat i kemi të ndara, mirëpo në fund rezultati varet nga ata që janë ballë për ballë me pacientin.

Para të pranishmëve, në fjalën e tij, Kryeministri Haradinaj, duke i uruar suksese Kongresit të sotëm, theksoi se edhe Qeveria edhe ai është i nderuar, që së bashku dëshmohet një seriozitet i punës së fizioterapisë në Kosovë.

“Përmbyllja e fazës së shërimit, në shumë raste, e kërkon jo vetëm pjesën tuaj, por edhe një kulturë për atë se çka nënkupton pjesa juaj e punës”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se kultura është te pacienti, por edhe te profesionistët.

Kryeministri Haradinaj, tha se, pavarësisht se është rrit buxheti për shëndetësinë, është hartuar projektligji për pagat, i cili ka trajtuar me një respekt të posaçëm mjekët dhe personelin mjekësor, prapëseprapë ka shumë punë për t’u bërë për një vetëdijesim të të gjithëve.

“Në emër të Qeverisë së vendit, duke iu uruar punime të suksesshme këtij kongresi ndërkombëtar, të parin në Prishtinë, ju ftoj të rrugëtojmë bashkë për të mirën e pacientit dhe shëndetësisë në Kosovë”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq Bekim Haxhiu, Kryetar i Kongresit, tha se kemi punë për të bërë dhe se në bashkëpunim me Qeverinë dhe mbështetësit e tjerë, ne duhet ta ngremë edhe më lartë fizioterapinë në Kosovë.

"Puna e fizoterapeutëve duhet të vlerësohet në vendin tonë. Ata duhet të jenë krenar me punën e tyre. Ne ishim të parët në rajon që në Fakultetin e Mjekësisë filluam me programin e fizioterapisë. Ne për këtë fakt duhet edhe ti ruajmë fizetrapeutët që janë në Kosovë”, tha kryetari Haxhiu.

Ky kongres u organizuar nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Image

Haradinaj: Po e transformojmë shëndetësinë 

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në Kongresin e Parë të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, me karakter ndërkombëtar, ku ka theksuar se kjo është një mundësi e mirë për shkëmbim të përvojave ndërmjet profesionistëve dhe për avancimin e kësaj dicipline mjekësore.

“Qeveria e vendit po lufton për dinjitetin e pacientit, dhe në këtë drejtim është e angazhuar për shëndetësi cilësore, duke rritur performancën e personelit dhe avancimin e teknologjisë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, pos Ligjit të Pagave, nga i cili përfitojnë rritje mjekët dhe personeli mbështetës, jemi të fokusuar në transformimin rrënjësor të shëndetësisë./Indeksonline/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test