Ivanov nënshkruan dekretin, Dedaj ambasador në Maqedoni

Aktuale

Ivanov nënshkruan dekretin, Dedaj ambasador në Maqedoni

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 13:16
Gjergj Dedaj

Gjergj Dedaj tashmë zyrtarisht mban postin e ambasadorit të Kosovës në Maqedoni.

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov ka nënshkruar dekretin për misionin diplomatik të Dedajt në Shkup.

Dedaj pohoi këtë lajm, duke thënë se prioritet i tij do të jetë thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Do jam Ambasador i devotshem dhe dinjitoz, i Kosoves ne Maqedoni! Falenderoj Presidentin Thaqi, per dekretimin tim, Ambasador i Jashtezakonshem dhe Fuqiplote i Republikes se Kosoves ne Shkup, si dhe nje falenderim per Presidentin e Republikes se Maqedonise Ivanov, per nenshkrimin e dekretimit tim, ne kete mision te rendeshishem shtetëror”, ka shkruar Dedaj, përcjell KosovaPress.

Pak kohë më parë, Dedaj u përfshi në një debat të ashpër me komunitetin turk në Kosovë pas një deklarate që kishte bërë kundër shtetit turk, por edhe kundër Serbisë. Pas kësaj pati kundërshtime nga turqit në Shkup për emërimin e tij ambasador. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat