Djali i Smajl Hajdarajt zbulon në cilin vend vepruan vrasësit e Dajakut, Kastratit dhe babait të tij - Bota Sot
Djali i Smajl Hajdarajt zbulon në cilin vend vepruan vrasësit e Dajakut, Kastratit dhe babait të tij

Aktuale

Djali i Smajl Hajdarajt zbulon në cilin vend vepruan vrasësit e Dajakut, Kastratit dhe babait të tij

Nga: Bota sot Më: 19 tetor 2018 Në ora: 14:53
Besim Dajaku - truprojë e Ibrahim Rugovës dhe Bekim Kastrati - gazetar i "Bota Sot"

Shpëtim Hajdaraj, djali i aktivistit dhe deputetit të vrarë të LDK-së Smajl Hajdaraj, në 17 vjetorin e vrasjes së tyre, ka kujtuar truprojën e Ibrahim Rugovës Besim Dajakun dhe gazetarin e “Bota sot”  Bekim Kastrati.

Hajdaraj në një postim në Facebook, ka thënë se vrasësit e Dajakut dhe Kastratit, pas 19 tetorit në vitin 2001, kishin përgatitur në Pejë, vrasjen e deputetit Smajl Hajdaraj, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se urdhri për vrasjen e tyre, kishte ardhë nga “lartë”.

Postimi i plotë:

Sot, 17 vite më parë , në një atentat të mirëorganizuar u vranë Besim Dajaku - truprojë e Ibrahim Rugovës , Bekim Kastrati -gazetar i Bota Sot dhe u plagosë rëndë Gani Geci. Vrasësit e tyre (grup i madh kriminal i mirëorganizuar) , pas kësaj date (19.10.2001) rigrupohen në Pejë për "detyrën" e re - organizimin e vrasjes së deputetit Smajl Hajdaraj. Sepse ishte "radha" e tij për tu vrarë. Ashtu ishte "urdhëri nga lartë". Përderisa grupi vrasës kishte një Qendër udhëheqjeje , operativa (niveli i mesëm) bëhej varësisht në rajonin që operonin , dhe ndihmoheshin nga zona operative. Prandaj , nga data 19.10.2001 e deri me datën 17.01.2002 ( rreth 3 muaj) u mirëpregadit vrasja e Smajl Hajdarajt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...