Ish-bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit ka një sërë pyetjesh për Kadri Veselin dhe Ramush Haradinaj - Bota Sot
Ish-bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit ka një sërë pyetjesh për Kadri Veselin dhe Ramush Haradinaj

Aktuale

Ish-bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit ka një sërë pyetjesh për Kadri Veselin dhe Ramush Haradinaj

Nga: N.Sh Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:17
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Avni Ajeti dhe Zahir Pajaziti

Ish-bashkëluftëtari i komandantit dhe heroit Zahir Pajaziti, Avni Ajeti thotë se nuk paska më vështirë sesa me të mbrojt dikush që tërë kohën i ka bë dëme UÇK-së.

Ai i thotë Kadri Veselit se populli dhe ushtarët nuk harrojnë se çfarë dëmi ka bërë ai me partitë tjera politike në rritjen e numrit të ushtarëve.

Ai shton tutje, se populli nuk harron, dhe i drejtohet kryeministrit Ramush Haradinaj se si e ka rritur numrin në 60 mijë të veteranëve, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai ju drejtohet edhe deputetëve të Parlamentit të Kosovës.

Për më shumë, lexojeni shkrimin e tij:

Nuk paska më vështirë se me të mbrojtë dikush që tan kohen të ka ba dëmë UÇK .

E paska sponzorizu ni ligjë Per Vlerat e Luftës së UÇK së po shtrohet pyetja kush ? Kadri Veseli , o Kadri Veseli po populli e ushtarët nuk harrojnë qfar dëmi i keni ber ju dhe tjerat parti politike vetëm e vetëm me rritjen e numrit të ushtarve , nuk harron populli o Kryeminster qysh e ke rritë numrin deri ne 60 mi ushtarë, o deputet që po flisni e po shitni kopalla aty në ato ulse te parlamentit , po mos mendoni që nuk jemi ka e dimë që jeni hipokrit në këtë temë e shumë tema tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test