Haradinaj: Fokusi ynë, liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në INTERPOL - Bota Sot
Haradinaj: Fokusi ynë, liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në INTERPOL

Aktuale

Haradinaj: Fokusi ynë, liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në INTERPOL

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:22
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për të parë nga afër punën që po e zhvillon ky institucion i vendit, me rastin edhe të marrjes së detyrës të Ministrit të ri të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

Në konferencën për media pas takimit, Kryeministri Haradinaj, tha se ky ishte një takim pune dhe se fokusimi ishte tek tri temat bazë, e që siç e theksoi ai, është vetë luftimi i krimit dhe ruajtja e rendit publik në vend, por edhe dy punët tjera si INTERPOLI dhe liberalizimi i vizave.

“Kam ardh që të bisedojmë, qartësohemi, se a e kemi mbuluar çdo vakum potencial dhe a ekziston një koordinim i mirëfilltë i ndërsjellë nga niveli politik, në këtë rast ministri dhe të gjithë të ngarkuarit në punë”, deklaroi Kryeministri Haradinaj, njofton kumtesa e kryeministrisë.

Kryeministri Haradinaj, tha se përshtypja që pati nga takimi i sotëm është se të gjithë janë në nivel të punës, edhe ministri po ashtu që i ka marrë përgjegjësitë, por edhe të gjithë zyrtarët e tjerë, duke shprehur kështu falënderime për punën e tyre, e në veçanti policinë e Kosovës, që siç tha ai, punojnë në ofrimin e sigurisë së vendit për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ndërkaq, Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, pasi e falënderoi Kryeministrin Haradinaj për vizitën e tij, tha se  ky takim u zhvillua për nevojat dhe detyrat që i ka kjo Ministri.

“Përgjegjësitë që i mban ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjësi që  ndikojnë shumë në jetën e  qytetarëve të Republikës së Kosovës prandaj duhet qenë shumë vigjilent që këto përgjegjësi t’i bartim dhe ti shndërrojmë në suksese”, përfundoi ministri Mustafa. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...