Deputetja e PDK-së pranon dhuratë nga presidenti Thaçi

Aktuale

Deputetja e PDK-së pranon dhuratë nga presidenti Thaçi

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:29
Hashim Thaçi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu – Kodra, ka pranuar një dhuratë nga ish-shefi i tij partiak, presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Deliu – Kodra ka njoftuar se ka pranuar librin autobiografik të presidentit Thaçi.

“Me rrëfime interesante dhe ngjarje të mëdha, që kanë ndërruar rrjedhën historike. Kështu ma kanë përshkruar librin biografik për presidentin Thaçi. Sot e pranova si dhuratë prej vetë protagonistit të këtyre ngjarjeve. Leximin e nisa, me rikthim të menjëhershëm në kohë”, ka shkruar Deliu – Kodra.

Libri autobiografik i presidentit Thaçi është shkruar nga dy gazetarët britanik, Suzy Jagger dhe Roger Boys.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat