Geci flet për vrasjen e Dajakut dhe Kastratit, thotë se ky është personi që urdhëroi vrasjet

Aktuale

Geci flet për vrasjen e Dajakut dhe Kastratit, thotë se ky është personi që urdhëroi vrasjet

Nga: D.RR Më: 19 tetor 2018 Në ora: 16:41
Bekim Kastrati, Gani Geci dhe Besim Dajaku

Sot janë bërë 17 vite nga vrasja ende e pazbardhur e Besim Dajakut dhe gazetarit të “Bota sot”, Bekim Kastrati, si dhe plagosja e Gani Gecit.

Për këtë ka reaguar Esat Geci, i cili thonë se urdhërdhënësi dhe ai që ka paguar këto vrasje, është sot në krye të shtetit.

Ai ka përmendur emrin e presidentit Thaçi, si person që e ka shkruar komunikatën, ndërsa shprehet se familja Geci nuk do të ndalet deri sa të del para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Sot bëhen 17 vite nga vrasja e Besim Dajakut dhe Bekim Kastratit dhe plagosja e vëllaut tonë Gani Gecit, në një atentat nga kriminelet. Por, urdhërdhenësi dhe ai qe ka paguar këto vrasje sot është në krye të shtetit, dhe ai që ka shkruar komunikata që këto vrasje të bëhen, dhe komunikata te zbatohet është në krye te shtetit. Por ne si familje dhe vëllau jonë Ganiu ska lënë gurë pa e rrotulluar që urdhërdhenësi të dal para drejtësisë, por ai qe e ka shkruar komunikaten është Hashim polari nga Buroja dhe kjo komunikatë është zbatuar në vitin 2001 dhe prapë është në fuqi. Por le ta dinë ky dhe e gjithë opinioni se deri sa te del para drejtsisë ne si familje nuk do të ndalemi.
Zoti e bekoftë Besim Dajakun.
Zoti e bekoftë Bekim Kastratin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat