Ministri turk kërkon nga Kosova t’ua dorëzojë shtetasit turq - Bota Sot
Ministri turk kërkon nga Kosova t’ua dorëzojë shtetasit turq

Aktuale

E hënë, 19 nëntor 2018

Ministri turk kërkon nga Kosova t’ua dorëzojë shtetasit turq

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 18:21
Pacolli në takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë

(E plotësuar) - Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu i ka quajtur gylenistët terrorristë dhe u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që t’ua dorëzojnë ata. Këto deklarata i ka bërë gjatë vizitës së tij në Kosovë, ku është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, njëherësh ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Ai tha se fondacioni “Maarif” është i gatshëm të hapë shkolla të reja në Kosovë, por edhe të marrë përsipër të tjera, vetëm që të mos lejojnë që fëmijët kosovarë të shkollohen në shkollat e organizatave të Gylenit.

Çavusoglu: Na i dorëzoni shtetasit turq

“Në fushën e arsimit kemi fondacionin ‘Maarif’ i cili ka dëshirë të hapë shkolla, por edhe të marrë përsipër shkolla tjera në Kosovë nëse i lejohet, sepse nuk duam që fëmijët tonë të shkollohen në shkolla terroriste. Feto është organizatë terroriste, të cilët kanë vrarë 239 qytetarë tonë në Turqi. Terroristët që e kanë bërë këtë gjë në Turqi, mund ta bëjnë këtë vepër edhe në Kosovë, përkatësisht në institucionet arsimore që drejtojnë. Ne nuk duhet ta lejojmë një gjë të tillë, terroristët që kanë bërë puç në Turqi, presim të na i ktheni”, ka thënë ai.

Çavusoglu gjithashtu ofroi përkrahje për Kosovën edhe sektorët tjerë dhe tha së janë duke u angazhuar që të lobojnë për njohje të reja Kosovës, duke filluar nga vendet e Afrikës.

Sipas tij, numri i bizneseve turke në Kosovë po rritet dhe tha se dëshiron që ky bashkëpunim  mes Turqisë e Kosovës të vazhdojë. Me këtë rast, Çavusoglu tha se e mbështesin fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi dhe premtoi përkrahje edhe në këtë drejtim.

Ndërkaq zëvendësministri Pacolli e quajti vëlla dhe mik historik Çavusoglun, mirëpo  nuk e përmendi çështjen e gylenistëve.

Pacolli rikonfirmoi përkrahjen e shtetit turk për Kosovën dhe tha se Kosova nuk do të ecte me këtë tempo pa përkrahjen e Turqisë. Ai njoftoi se gjatë këtij takimi folën për tema të shumta dhe premtoi bashkëpunime të ardhshme me shtetin turk.

Pacolli: Do të vazhdojmë marrëveshje tjera me Turqinë

“Sigurisht Turqia është e gatshme të na ndihmojë në çdo pyetje apo kërkesë që parashtrohet në dialogun Prishtinë-Beograd. Folëm për bashkëpunimin në të gjitha fushat, ne kemi shumë marrëveshje të nënshkruara me Turqinë, mbi 22 marrëveshje dhe shumë nisma, dhe me këto marrëveshje ne nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë me nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera dhe implementimin e tyre”, ka thënë Pacolli.

Ndërkaq, edhe pse në protokoll ishte paraparë që mund të parashtroheshin deri në dy pyetje, gazetarët nuk u lejuan të bënin asnjë pyetje, me arsyetimin se ministrat janë vonë me agjendë.

Rikujtojmë që këtë vit u deportuan gjashtë gylenistë nga Kosova në Turqi, me bashkëpunim të autoriteteve kosovare dhe turke. Për këtë veprim, u shkarkua ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, si dhe shefi i AKI-së, Driton Gashi.

***

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka kërkuar nga institucionet e Kosovës, që t’i dorëzojnë tek ato turke shtetasti turq, pasi siç tha ai “Feto është organizatë terroriste”.

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, me ç'rast Pacolli e quajti atë mik historik dhe tha se ka marrë garancion që Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.

Ai tha se Kosova gjendet para disa sfidave të integrimit, për të cilat tha se Turqia do të qëndrojë përkrahë Kosovën.

"Sigurisht Turqia është e gatshme të na ndihmojë edhe në çdo pyetje apo kërkesë që parashtrohet në lidhje me dialogun Prishtinë - Beograd", ka thënë Pacolli dhe njoftoi se folën edhe për sektorin ekonomik, ku Pacolli tha se u bëri thirrje që të vazhdojnë me investimin në Kosovë.

Ndërsa ministri turk theksoi se Turqia ka lidhje historike me popullin e Kosovës dhe tha se janë duke e realizuar kampanjën për të lobuar për njohje të Kosovës. Po ashtu, ai tha është duke u angazhuar që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, siç është Interpoli.

"Firmat turke në Kosovë janë në rritje e sipër dhe duam që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë", tha ai.

Ministri turk tha se Organizata për arsim "Marif" ka dëshirë të hapë shkolla dhe është e gatshme të marrë përsipër edhe shkolla të tjera në Kosovë, nëse i lejohet, ndërsa sërish përmendi shkollat e Gulenit ku tha se Feto është organizatë terroriste dhe u bëri thirrje institucioneve kosovare që t'ua dorëzojnë gulenistët, raporton KosovaPress.

Ndryshe, nga Kosova këtë vit janë depërtuar 6 gulenistë, 5 nga të cilët ishin mësimdhënës dhe një mjek.

***

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, pret në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test