Cooper: Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi do të rrezikonte marrëveshjet e arritura më herët - Bota Sot
Cooper: Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi do të rrezikonte marrëveshjet e arritura më herët

Aktuale

Cooper: Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi do të rrezikonte marrëveshjet e arritura më herët

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 18:31
Robert Cooper

Anëtari i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe i konsideruari si një nga krijuesit e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, Robert Cooper në një intervistë për europeanwesternbalkans, ka folur rreth këtij procesi mes dy vendeve.

Cooper ka deklaruar se ai mendon që dialogu ka sjellur rezultate edhe pse në fillim ato nuk ishin evidente.

“Mendojë se nëse mendon se nga ku kemi filluar, ne kemi filluar nga asgjë, me dy palët që nuk po flisnin me njëra tjetrën. Nëse shikoni dialogun dhe pyesni veten se a është një sukses apo dështim, mendoj se e para e mposhtë të dytën”, është shprehur Cooper.

Ai foli edhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshje për shkëmbim të territoreve, që sipas tij do të rrezikonte marrëveshjet e arritura më herët.

“Nëse do të kishte një marrëveshje për këtë, nuk jam i sigurt se Asosacioni i Komunave Serbe që u propozua do të ishte ende relevant”, ka shtuar ai.

Britaniku gjithashtu tha se çfarëdo marrëveshje që arrihet mes dy vendeve duhet të përmirësojë raportet mes tyre, përderisa shprehi keqardhjen për sipas tij gabimet e bëra në fillim të bisedimeve.

“Shpreh keqardhje që ne nuk insistuam që nga fillimi më qartë në implementimin e marrëveshjeve të arritura”, ka deklaruar Cooper.

71 vjeçari gjithashtu tha se nuk e sheh si të arsyeshëm krahasimin e bashkimit rastin mes Kosovës dhe Serbisë me atë të dy Gjermanive, pasi që siq ka thënë ai, ato në fund planifikonin të kishin një shtet të vetëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test