Vuçiqit i dhemb: Ushtria e Kosovës na mbështet për muri - Bota Sot
Vuçiqit i dhemb: Ushtria e Kosovës na mbështet për muri

Aktuale

E shtunë, 17 nëntor 2018

Vuçiqit i dhemb: Ushtria e Kosovës na mbështet për muri

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 18:55
Aleksandar Vuçiq

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar sot me zëvendësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit Matthew Palmer.

Me këtë rast, ata më së shumti kanë biseduar për Kosovën, rreth të cilës kanë mospajtime, pasi, ka thënë Vuçiqi, SHBA-ja e njeh pavarësinë e saj tash e 10 vjet, ndërsa Serbia jo.

“Jemi të kënaqur që amerikanët po i dëgjojnë mendimet tona për Kosovën edhe pse ata nuk pajtohen me ne rreth kësaj çështje”, citon blic i Beogradit të ketë thënë Vuçiqi.

Një pjesë e madhe e bisedës i është kushtuar Ushtrisë së Kosovës.

“I kam thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës, nëse ndodh, do të na mbështesë për muri prej nga nuk do të kishim shtegdalje”, ka thënë Vuçiqi dhe ka shtuar se amerikanët kur flasin për këtë Kosova ka të drejtë në formimin Ushtrisë pasi është shtet i pavarur dhe sovran.

Për takimin me Vuçiqin ka folur edhe zyrtari i lartë amerikan:” Kosova ka të drejtë në transformimin e FSK-së në Ushtri, por kjo do kohë”, ka thënë Palmer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test