Veseli tha që ideja për ndryshim kufijsh është e Serbisë dhe Rusisë, por si do veproj Thaçi?

Aktuale

Veseli tha që ideja për ndryshim kufijsh është e Serbisë dhe Rusisë, por si do veproj Thaçi?

Nga: N.Sh Më: 19 tetor 2018 Në ora: 18:59
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi e ka komentuar deklaratën e Kadri Veselit i cili tha se ideja për ndryshimin e kufijve është e serbëve dhe rusëve, por jo e Hashim Thaçit.

Sherifi me këtë rast pohon se të gjithë i kanë thënë ashtu Thaçit, por ky i fundin vazhdon të këmbëngulë se kjo ide gjoja qenka e tij, ndërsa arsyet thotë se i dinë ai vet, shkruan gazeta “Bota sot”.

Megjithatë Sherifi thotë se, Thaçi të gjithë kritikëve i është kundërpërgjigj me rrebesh akuzash, por thotë se të shohim në rastin e Veselit se si do të veproj.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Zoti Veseli,

Të gjithë në Kosovë, i madh e i vogël, janë duke i thënë Hashim Thaçit që ideja për ndryshimin e kufijve nuk është e tij por e Serbisë dhe Rusisë. Përkundër kësaj, ai vazhdon të këmbëngulë se gjoja kjo ide na qenkësha e tij! Arsyet e këtij insistimi i di vetëm Hashim Thaçi.

Zoti Veseli,

Përveç teje, kushdo qoftë që ka marrë guximin t’ia kujtojë z. Thaçi se “kjo ide është e Serbisë dhe Rusisë”, ai është përballë me rrebesh akuzash dhe është etiketuar publikisht nga presidenti i Kosovës si “rrenc”, “shpifës”, “mashtrues”, “manipulues” e çka jo tjetër.

Ta shohim si do të veprojë në rastin tuaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat