Vrasja makabre e vitit 2001, banda kriminele mori urdhër nga kasta politike në pushtet!

Aktuale

Vrasja makabre e vitit 2001, banda kriminele mori urdhër nga kasta politike në pushtet!

Nga: N.Sh Më: 19 tetor 2018 Në ora: 19:36
Gani Geci, Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati

Profesori dr. Binak Maxharraj ka folur për atentatin e vitit 2001 ku mbetën të vrarë Bekim Kastrati, gazetar i gazetës kombëtare “Bota sot” dhe Besim Dajaku, pjesëtar i sigurisë së Presidentit Ibrahim Rugova, si dhe mbeti i plagosur Gani Geci.

Ai thotë se, fill pasluftës kur në Kosovë e morën udhëheqjen komandantët të organizuar në Qeverinë e përkohshme ndodhën shumë krime kryesisht u vranë njerëzit më të devotshëm atdhetar, luftëtar, të cilët nuk ishin në vijën e komandantëve.

Sipas tij, shumica e tyre u vranë nga maskat, tinëzisht në pabesi nga bandat e ndryshme që në atë kohë mbinë si kërpudhat.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Më së shumti pati të vrarë aktivist të LDK-së të cilët këta banda i konsideronin si kundërshtarë, por edhe të tjerë aq ua prishnin terezinë këtyre bandave. Në këtë vazhdë para 17 vjetësh ishin në shënjestër edhe gazetarët, e sidomos ata të “Bota sot”, të cilët trimërisht filluan që publikisht të denonconin qeverisjen e keqe të Qeverisë së përkohshme, vrasjet ndryshme që ndodhnin kohë pas kohe. Në shënjestër ishin edhe gazetarët e “Bota sot”, gazetë kjo e cila i trajtonte çështjet e kohës ashtu siç ndodhnin, ashtu siç ishin”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, shkrimet e këtilla shumë kujë i pengonin çfarë gazeta dënohej dhe bile edhe padrejtë me qëllim që ta pengon fjalën e lirë, ta pengon të vërtetën dhe realitetin e vrazhdët të atyre viteve.

Ndër gazetarët që e tregonte të vërtetën, realitetin dhe që në shënjestër i kishte keqpërdoruesit ishte edhe Bekim Kastrati.

“Shkrimet e tij brilante e pengonin këtë kastë qeverisëse, kur një ditë kriminelët, me dirigjimin  dhe porosinë e dikujt, aty diku afër Drenasit e kishin nxënë priten dhe prisnin veturën të kaloj në të cilën gjendeshin gazetari i ”Bota sot” Bekim Kastrati, pjesëtari i sigurisë së Presidentit dr. Ibrahim Rugova si dhe Gani Geci. Atentati i porositur dhe i përgatitur mirë atë ditë ia mori jetën gazetarit Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku por u plagos Gani Geci. Vrasja makabre nga banda kriminele e këtyre dy të rinjve u dënua nga shumë shoqata, individ, nga mediat, dhe kërkonin që vrasësit të arrestoheshin dhe të nxirreshin para drejtësisë”, pohon dr. Maxharraj.

Por, ai thotë se, kaluan plotë 17 vite që vrasësit e Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut nuk u zbuluan ende sot e kësaj dite.

“Sot vrasësit shëtisin të lirë sepse nuk ka gatishmëri që të zbulohen dhe të sillën para drejtësisë. Nuk ka gatishmëri që të zbulohen sepse që atëherë e deri më sot gjendet në pushtet kasta politike e cila edhe ka dhënë urdhra për vrasjen e tyre. Në këtë drejtim nuk ka lëvizë asgjë as Prokuroria e as gjyqësori, sepse drejtësia në Kosovë nuk i ka duart e lira, është e kapur dhe punon sipas urdhrave të politikës. Prandaj, mendoj se derisa të jetë në pushtet e njëjta strukturë qeverisëse me të njëjtit njerëz ku mund të jenë edhe urdhëruesit e këtyre vrasjeve, nuk ka gjasa të zbulohen vrasësit e Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut, por edhe të shumë vrasjeve politike që ndodhën pas luftës”, përfundon profesor dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat