“Ky është Hashim Thaçi, gjarpri që rrëshqet dhe nuk e zë kush me dorë”

Aktuale

“Ky është Hashim Thaçi, gjarpri që rrëshqet dhe nuk e zë kush me dorë”

Nga: D.RR Më: 19 tetor 2018 Në ora: 21:25
Foto ilustrim: Hashim Thaçi

Ish mjeku i UÇK-së, Liri Loshi përmes një postimi në Facebook ka supozuar se cili është skenari i Thaçit për asociacionin e komunave serbe me kompetenca ekzekutive, duke përdorur sipas tij, idenë e korrigjimit.

Ai e quan Thaçin, “gjarpër që rrëshqet dhe nuk e zë kush me dorë”, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

T'u thuash preshevarëve se ideja për korrigjimin e kufijve e shmang skenarin për ndarjen e Kosovës (Hashim Thaçi sot) do te thotë se ju preshevarët prape do te mbeteni me Serbi, por unë po luaj pak k... me Serbi, pak me Kosove, pak me ndërkombëtarët e me se shumti me ju preshevarët. Si e shmang ideja e korrigjimit te kufirit me Serbinë ndarjen e Kosovës? Fare thjeshte. Serbia kërkon ndarjen. Bota nuk e pranon. Këtu futet Thaçi me idenë për korrigjimin. Serbia nuk e pranon. Dhe kështu shpëton Kosova nga ndarja. Por Hashim Thaçi e ka problem ta evitoje Asociacionin e komunave serbe me kompetenca ekzekutive, sepse e ka nënshkruar. Dhe, kur ky asociacion te behet realitet Hashimi do te kthehet e te thotë: Kur ju thosha ta bëjmë korrigjimin e kufirit nuk e pranuat! E kush ishte fajtor për premtimin e Asociacionit te komunave serbe? Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. E kush do mbetet fajtor për realizimin e tij? Opozita dhe te gjithë ata qe nuk e kane përkrahur idenë "gjeniale" te Hashim Thaçit për korrigjimin e kufijve!!! Ky është Hashim Thaçi, gjarpri qe rrëshqet dhe nuk e zë kush me dore. Problemi është çfarë fiton Kosova e çfarë Lugina e Preshevës ne këtë loje ko..sh te Hashim Thaçit. Fitojnë koqet e dashit.

P.S. Sinqerisht kërkoj falje për gjuhen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat