Prokuroria konfirmon nisjen e hetimeve për armët dhe drogën e djalit të Shefit të AKI-së - Bota Sot
Prokuroria konfirmon nisjen e hetimeve për armët dhe drogën e djalit të Shefit të AKI-së

Aktuale

E hënë, 19 nëntor 2018

Prokuroria konfirmon nisjen e hetimeve për armët dhe drogën e djalit të Shefit të AKI-së

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 11:30
Shpend Maxhuni

Armë pa leje e substanca narkotike dyshohet se janë gjetur në veturë, pronë e Enver Maxhunit, por që është vozitur nga nipi i tij, që është djali i një prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Kosovë, Shpend Maxhuni.

Rasti i skandalit të Shefit të AKI’së, Shpend Maxhuni, me djalin e tij është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Gazeta ka biseduar me zv.kryeprokurorin e Prishtinës, Ibrahim Berishën, i cili e ka konfirmuar se dje pasdite është dorëzuar në prokurori një kallzim penal lidhur me këtë çështje, mirëpo ai tha se nuk e di se për kë saktësisht bëhet fjalë.

“Dje policia e ka dorëzu kallëzimin penal për këtë çështje, por nuk i kam pa emrat, nuk e di kush ka qenë i përfshirë”, ka konfirmuar zv.kryeprokurori.

Berisha tha se Prokuroria tashmë është duke e hetuar këtë rast.

Rasti është konfirmuar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

Në orët e vona të datës 13 tetor të këtij viti, Policia e Kosovës e ka ndalur një veturë të tipit “Golf”. Në veturë kanë qenë tre persona.

Gazeta ka biseduar me anëtarin e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI’së, deputetin Zafir Berisha, i cili ka thënë se për këtë do t’ia kërkojë dorëheqjen Shpend Maxhunit.

Që nga pas lufta Shpend Maxhuni është në hierarkinë e institucioneve të sigurisë. Fillimisht ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, e tash Shef i Agjencisë Inteligjente të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test