“Nervozohet” Krasniqi: “Axhamitë e verdhë” po vrapojnë pas personalizimit të suksesit me ushtrinë - Bota Sot
“Nervozohet” Krasniqi: “Axhamitë e verdhë” po vrapojnë pas personalizimit të suksesit me ushtrinë

Aktuale

E martë, 20 nëntor 2018

“Nervozohet” Krasniqi: “Axhamitë e verdhë” po vrapojnë pas personalizimit të suksesit me ushtrinë

Nga: A.ZH Më: 20 tetor 2018 Në ora: 13:35
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate Jakup Krasniqi, ka thënë se në Kosovë, po vrapohet për t’u personalizuar suksesi me ushtrinë e Kosovës.

Krasniqi në një postim në Facebook, ka thënë se tani po bëhet e kundërta e asaj që kishte bërë heroi kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, i cili të gjitha meritat ua përshkruante bashkëkombasve të tij.

Ai i ka quajtur “axhami të verdhë”, ata që sipas tij, kanë përgjegjësi për vonimin e formimit të ushtrisë së Kosovës, përcjell Bota sot.

Reagimi i Krasniqit:

Vrapi për t’i përsonalizuar sukseset e përgjithshme

Para 575 viteve, Skënderbeu të gjitha meritat ua përshkruante bashkëkombasëve. Tani pas 575 viteve, bash ata që do të duhej t’i personalizojnë dështimet, e bëjnë të kundëten, i personalizojnë sukseset e gjeneratave.

Ata që po vrapojnë ta personalizojnë Ushtrinë e Kosovës, nuk kanë pak përgjegjësi për vonimin e saj.

Lenia gjeneratave e kombit atë që nuk mund ta mbarteni në kurrizet e tuja prej axhamive të verdhë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test