Erdogan e kërcënoi, a do t’ia dorëzoi Haradinaj atij pjesëtarët e Gylenit? - Bota Sot
Erdogan e kërcënoi, a do t’ia dorëzoi Haradinaj atij pjesëtarët e Gylenit?

Aktuale

E martë, 13 nëntor 2018

Erdogan e kërcënoi, a do t’ia dorëzoi Haradinaj atij pjesëtarët e Gylenit?

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 18:41
Ramush Haradinaj, Erdogan

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu dje dhe sot e ka vizituar Kosovën, ku gjatë një konference për media me homologun e tij nga Kosova, ka kërkuar nga institucionet kosovare që t’ua dorëzojë gylenistët, të cilët i ka quajtur terroristë, dhe njëherësh u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos i dërgojnë fëmijët në shkollat e Fetullah Gylenit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pyetur se si do të veprojë kundrejt kësaj kërkese të shtetit turk, mirëpo ai tha se një gjë e tillë nuk është përmendur në takimin e tyre. Megjithatë, pas insistimit të mediave, Haradinaj tha se në rast se Turqia i kërkon një gjë të tillë, do të veprojnë konfrom Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Haradinaj: Do të veprojmë konform ligjeve të kushtetutës

“Është mirë që ta vlerësojmë këtë që po them, për shembull na s’kemi pas bisedë, tash unë me fol hipotetikisht mundem, po s’parashihet ashtu, në rast se kemi kërkesa, ne e zbatojmë Kushtetutën, ligjet e Kosovës, kemi respekt për Republikën e Turqisë, dihet kjo. Unë përgjigjen e kam po ashtu konkrete, nuk kemi pas kërkesë të tillë. Në rast së kërkohet, atëherë flasim, kur të na kërkojnë, flasim. Po sot nuk e kam pas një kërkesë të tillë, sot nuk ka qenë pjesë e diskutimit”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa sa i përket takimit që ka pasur sot me ministrin e Jashtëm turk, Haradinaj tha se ishte takim pune lidhur me bashkëpunimin mes dy vendeve, e njëherësh konfirmoi se Kosova ka votën e Turqisë për në Interpol.

Haradinaj: Turqia do të votojë për Kosovën në Interpol

 “Ka qenë një bisedë shumë e frytshme, pra për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë, bashkëpunimin e gjithanshëm në siguri, në politikë, në ekonomi edhe në planin e jashtëm. E kam kërkuar ndihmën për Kosovën në Interpol dhe disa procese të tjera ndërkombëtare të rëndësishme, e kemi marrë premtimin se Republika e Turqisë do ta përkrahë Kosovën me votë në Interpol edhe me përkrahje pikërisht për këtë temë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, këtë vit gjashtë shtetas turq u deportuan nga Kosova në Turqi me bashkëpunim të të dy vendeve. Në mesin e tyre, ishin pesë mësues dhe një mjek. Pas këtij rasti, ishte shkarkuar ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe drejtori i AKI-së, Driton Gashi. Sipas njohësve të ligjit, ky veprim u quajt shkelje e Kushtetutës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test