Shkumbin Demaliaj i kundërpërgjigjet Rexhep Selimit: Në lista Rexhë nuk ka njerëz të Kinës!

Aktuale

Shkumbin Demaliaj i kundërpërgjigjet Rexhep Selimit: Në lista Rexhë nuk ka njerëz të Kinës!

Nga: N.H Më: 20 tetor 2018 Në ora: 18:39
Rexhep Selimi dhe Shkumbin Demaliaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi mbrëmë i ishte përgjigjur deklaratës së deputetit të AAK-së Shkumbin Demaliaj, i cili tha se Selimi nuk mund t’i mbrojë vlerat e luftës së UÇK-së për shkak se nuk e ka plotësuar aplikacionin për tu bërë veteran.

E lidhur me këtë, Selimi kishte thënë se e respekton mendimin e të tjerëve dhe të kritikëve, por jo të atyre që kanë degjeneruar, pranuar dëshmi të rrejshme dhe që kanë degraduar procesin e verifikimit të veteranëve të UÇK-së.

Mirëpo, nuk ka munguar edhe reagimi i deputetit të AAK-së. Demaliaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar duke thënë se me veteranët nuk mund të fitohet dhe as shantazhohet.

Ai thotë se në listat e veteranëve nuk ka njerëz të Kinës, por të gjithë janë qytetarë të Kosovës.

“Në Listat e veteranëve Rexhë nuk ka njerëz të Kinës por të gjithë janë qytetarë të Kosovës dhe ato janë publikuar të gjitha edhe pse jashtëligjshëm”, ka shkruar Demaliaj.

Ja postimi i tij pa ndërhyrje:

Rexhep Selimi ..!! Një fjalë popullore thotë ,,Me një Hu nuk thuret gardhi’’..!! Edhe LVV me një Rexhep nuk mund të mbaj flamurin i ish UÇK -së në piedestal..!!

Kjo çka po deklaron ti është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë në Kosovë sepse, ky rast ka kaluar në gjykatë tanimë..!! Dhe se duke u marrë me Veteranët nuk mund ta fitoni as shantazhoni më qytetarin e Kosovës..!! 

E di Rexhë se keni ndikim në strukturat e sigurisë dhe të Drejtësisë në Kosovë dhe se ta kanë frikën..!! Këtë e din ti mirë..!! 

Në Listat e veteranëve Rexhë nuk ka njerëz të Kinës por të gjithë janë qytetarë të Kosovës dhe ato janë publikuar të gjitha edhe pse jashtëligjshëm..!!!dhe gjithçka mund të provohet..!! Dhe se dihet gjithçka lidhur me përgjegjësitë që kemi pasur unë dhe antarët e Komisionit lidhur me aplikimet..!!

Faleminderit Rexhë për kualifikimet që mi ke bërë..!!Por ke harruar të më thuash se Shkumbin Demaliaj dhe familja e tij posedojnë Fabrika dhe janë pronarë të qindra hektarë tokave, Dhe posedojne prona te autosalloneve dhe ndoshta edhe më shumë..!!!!

Ke harruar Rexhë ndoshta të thuash për mua se jam vëlla i ndonji Fajdexhiu dhe se vëllëzërit e Shkumbinit plagosen nëpër oborre të huaja e gjithçka tjeter..!!

Por është interesant Rexhë se dikujt marrja ju ka bo njerëzi dhe se po i mbulohen të gjitha në këtë vend dhe dikujt djersa dhe puna e vet e ndershme po i kthehet si kriminale..!!!

Përkundër respektit e di se stë kam pasur asgjë borgj Rexhë..!!

E ti ishalla e fiton ndonji votë..!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat